Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi me një diferencë prej 19 votash Fredi Beleri nga PBDNJ, aktualisht në burg për blerje votash.
Ai tha se PS është siguruar që zgjedhjet në këtë Bashki të jenë të qeta dhe transparente.
“Nuk shoh arsye për të kontestuar rezultatin në Himarë. Duhet të mësohemi që transparencën ta pëlqejmë dhe kur fitojmë. Janë zhvilluar në mënyrën më të lirë, njëri ka problem të hapur me drejtësinë. Për të parën kemi përgjegjësi, në Himarë nuk kemi çuar askënd nga qendra, as drejtuesi i qarkut nuk ka qenë aty. Kjo besoj që është pamja e qartë e përgjegjshmërisë sonë, drejtësia është diçka tjetër”, tha Rama.