Ambasadorja Yuri Kim thotë se është i domosdoshëm roli i qeverisë për të rritur më shumë investimet e SHBA në Shqipëri.
Në Asamblenë e Dhomës, Yuri Kim dha disa rekomandime që synojnë rritjen e investimeve të huaja për Shqipërinë.
“Shqipëria me siguri do tërheqë më shumë investime nga SHBA, teksa qeveria vazhdon të racionalizojë dhe të bëjë efikse rregullat dhe procedurat, të zgjidhë pretendimet për pronat, të crrënjosë korrupsionin nga sektorët e saj të biznesit dhe drejtësisë, dhe të përforcojë parteritetin me komunitetin e biznesit amerikan. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni.”
Për përmirësimin e klimës së biznesit, rol kyç i atribuon edhe Dhomës Amerikane të Tregtisë.
“Ekziston ende një potencial i pashfrytëzuar për tregtinë. Shqipëria duhet të vazhdojë të përmirësojë klimën e investimeve dhe të vazhdojë të luftojë korrupsionin për të arritur potencialin e plotë, dhe këtu Dhoma Amerikane e Tregtisë bën dallimin.”
Pavarësisht, kritikave ambasadorja Kim vlerëson rritjen e investimeve në Shqipëri nga SHBA, që në fund të vitit 2022, arritën vlerën e 235 mln dollarëve.