Pas publikimit të lajmit në media se Ibrahim Bruka nuk do të kjetë kandidat i PD së Alibeajt ka ardhur reagimi zyrtar nga ky i fundit.
Edhe pse Bruka tha se nuk u regjistrua në KQZ për arsye familjare, PD e Alibeajt thotë se ai nuk do të jetë kandidat me vendim të kryesisë.
Deri më tani, Alibeaj i janë larguar 5 kandidatë nga rreth 20 që ishin në total për zgjedhjet e 14 majit.
Njoftimi
Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur të mos ketë kandidat për Bashkinë Vorë. Kryesia vlerësoi gatishmërinë dhe figurën e Dr. Ibrahim Bruka për të marrë përsipër përgjegjësinë e kandidimit.