Kryesore

76-vjetori i Çlirimit/Meta e Rama shfaqen bashkë, nuk përshëndeten (Video)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 29/11/20 |
Opi Nion

Sot Shqipëria përkujton 76-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Për të bërë homazhe, tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishin këtë mëngjes, kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Meta dhe Rama u shfaqën në homazhe në krah të njëri-tjetrit, por mes tyre nuk pati përshëndetje. Ditën e djeshme, në 108 vjetorin e pavarësisë së vendit, Presidenti e përshëndeti kryeministrin, por ky i fundit nuk kthehu as kokën.

Nga ana tjetër në homazhe mungonte lidershipi i PD, duke vijuar tradita e festimit të ndarë të Ditës së Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite./ Opinion.al

Pas