Aktualitet

Probleme shëndetësore pas COVID, humb jetën mjeku nga Kavaja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 29/11/20 |
Opi Nion

COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e një tjetër mjeku në Shqipëri. Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Mësohet se Deda e kishte kaluar koronavirusin, por ai i kishte lënë pasoja pulmonare, gjë e cila shkakoi vdekjen e tij.

Mjeku Hidajet Deda ishte negativizuar, por prej rreth 20 ditësh ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Covid-19.

Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension, por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek. Ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve./ Opinion.al

Pas