Kronikë

613 kokainë, Arbër Çekaj mbërrin në “burgun 313”


               Publikuar në : 10:16 - 19/09/19 |
Opi Nion

Arbër Çekaj, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kokainë të kapur në Portin e Durrësit në vitin 2018, ka mbërritur në “burgun 313”. Ai u ekstradua ditën e sotme nga Gjermania në Shqipëri.

Rrugëtimi i Çekajt  nga Rinasi deri në ambientet e burgut u bë nën masa të forta sigurie.

Lajmi për ekstradimin e tij u bë i ditur sot nga zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat në kuadër të kapjes së personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

“Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.” u shpreh Hajnaj./ Opinion.al E.Xh.

Pas