Kryesore

Deklarata e Bashës,Gjiknuri: Jam gati të largohem nga Komisioni i Reformës


               Publikuar në : 10:37 - 19/09/19 |
Opi Nion

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka reaguar pas deklaratë së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në përgjigje të letrës së hapur të kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore, tha se është një provokim.

Basha theksoi gjithashtu se Damian Gjiknuri është i dyshuari kryesor i dosjes 184, në të cilën po hetohen shit-blerja e votës.

Lidhur më këtë deklaratë, Gjiknuri ka thënë për mediat se; “Më duket disi ironike, por edhe qesharake që gjithë ajo kauzë “Rama Ik”, të përfundojë në “Damiani Ik”… Nëse opozita e njeh këtë komision dhe shesh qenien time si pengesë, unë mund ta rishikoj pozicionin tim, kuptohet në bashkëbisedim politik me partinë time. Por duhet të them që hera e parë që kushtëzohet interlokutori. Është njëlloj sikur të themi që ne nuk bashkëpunojmë me Lulzim Bashën se ndaj tij janë ngritur akuza politike që ka vrarë katër njerëz”, tha Gjiknuri. “E rëndësishme është të pranojnë komisionin, të kontribuojnë aty pa u imponuar. Megjithatë, ai shton se problemet nuk i ka krijuar sistemi zgjedhor. “Mbi të gjitha ka pasur një mungesë vullneti për të qenë pjesë e reformës zgjedhore, sepse është bërë gjithnjë së bashku. Ata e lanë në mes. Ju them me bindje, nuk është problem përfaqësimi, por ka të bëjë me maturimin e klasës politike shqiptare. Kriza politike u krijua nga frika që ka opozita për të marrë pjesë në sistemin politik. Kjo krijoi një krizë artificiale”.

Ditën e djeshme, Basha tha; “S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda sic ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reform politike”.Opinion.al E.Xh.

Pas