Aktualitet

6 të burgosur me COVID transferohen nga burgu i Fushë-Krujës në Shënkoll


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 25/11/20 |
Opi Nion

Gjashtë të burgosur në burgun e Fushë-Krujës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime për Abc news thonë se ata janë transferuar drejt burgut të Shënkollit në Lezhë.

Gjithashtu, mësohet se u është marrë tamponi edhe disa punonjësve dhe të dënuarve që dyshohet se kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Në burgun e Shënkollit është caktuar nga autoritetet një ambient i posaçëm për të dënuarit e prekur nga koronavirusi.

Sipas burimeve të burgosurit janë ankuar se në këto ambjente nuk ka kushte për trajtimin e COVID-19.

Pak ditë më parë aty janë karantinuar 6 të dënuar të infektuar nga burgu i Tepelenës./Opinion.al

Pas