Kronikë

FOTO/ Të shtëna me armë pranë stadiumit në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 25/11/20 |
Al Do

Të shtëna me armë janë regjistruar në mesditë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Disa persona që kanë qenë në një makinë ngjyrë të zezë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një personi. Të shtënat nuk kanë lënduar njeri dhe autorët janë larguar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet policia e cila ka rrethuar automjetin e personave që qëlluan me armë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes. /Opinion.al

Pas