Aktualitet

Ansambli i Këngëve dhe Valleve koncert tek COVID2, entuziazëm në ballkone


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 25/11/20 |
Al Do

Situata e pandemisë në vendin tonë vijon të jetë e rënduar si pasojë e numrave gjithnjë e në rritje të të infektuarve dhe viktimave. Padyshim që të parët që e ndjejnë përkeqësimin e situatës janë punonjësit e spitaleve ku po trajtohen të sëmurët me COVID.

Megjithatë mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” shijuan ditën e sotme disa momente gëzimi në ballkonet e spitalit pasi në ambientet e jashtme të tij Ansambli i Këngëve dhe Valleve mbajti një koncert.

Punonjësit e spitalit por edhe pacientët dëgjuan disa nga këngët popullore tradicionale, e madje disa prej tyre nuk i rezistuan as tundimit për të kërcyer.

Ndërsa në ambientet e brendshme të spitalit luftohet prej muajsh me vdekjen, muzika e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve bëri që për disa momente kjo luftë të harrohet dhe të rikujtohen çaste të lumtura. /Opinion.al

Pas