Kronikë

50-vjeçari vret veten me armën e partneres police


               Publikuar në : 12:18 - 19/04/19 |
b.f

Një 50-vjeçar ka qëlluar veten me armë, këtë të premte, rreth orës 11:55 në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njoftoi fillimisht se 50-vjeçari Bernard Uka ka plagosur veten në shtëpi, në rrugën “Xhorxh Bush” pranë Parlamentit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.

Opinion.al mëson se burri kishte partneren efektive policie dhe ka përdorur pikërisht armën e saj për të kryer vetëvrasjen.

Policia thotë se po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas