Lëkundje te njëpasnjëshme sizmike janë ndjerë rreth orëve të para të mëngjesit në rrethin e Korçës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të paktën gjashtë lëkundje ku më i forti kishte magnitudë 5.3 ballë kanë goditur zonën. Ato janë regjistruar nga ora 4:26 deri në 4:43.
Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Floq.
Lëkundjet kanë alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre, por sidoqoftë raportohet për disa të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale./Opinion.al