-U tha në Opinion

4 mijë ushtarë rusë të vrarë? Kulla: Janë përralla, i njohim konfliktet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 28/02/22 |
el ida

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla tha se ushtria ruse dhe ajo ukrainase nuk i kanë zbritur në terren forcat reale ushtarake.

I ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se deri më tani është bërë nxemja, por e cilësoi përrallë shifrën e 4 mijë ushtarëve rusë të vrarë.

“Këto janë përralla. Nëse ka  4 mijë ushtarë të vrarë do kishte edhe 4 mijë civilë. Konfliktet ne i njohim. Të dyja palët nuk i kanë zbritur forcat reale në terren”, tha Kulla.

Ai pohoi gjithashtu se qëllimi i Rusisë nuk është pushtimi i të gjithë Ukrainës, por ndarja e vendit dje vendosja e një qeverie që të mos jetë pro perëndimore.

“Synimi i rusisë është ndarja dhe vendosja e një qeverie në Ukrainë që të mos jetë pro perëndimore. Rusia nuk ka në plan ta pushtojnë të gjithë Ukrainën”, tha Kulla./Opinion.al

Pas