Rajoni

37 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 31/08/21 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 37 qytetarë, teksa janë konfirmuar 870 raste të reja.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,938.

Në 24 orët e fundit në këtë shtet janë regjistruar 661 pacientë të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 14.249.

Në Maqedoninë e Veriut, deri të hënën janë vaksinuar mbi një milion persona ndërsa rreth 720 mijë prej tyre kanë marrë të dy dozat./ Opinion.al

Pas