InstaBIZ

30-vjet martesë, Ardit Gjebrea dhe Anila shkëmbejnë dhuratat e veçanta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 06/01/21 |
Semiljana Azizi

Ardit Gjebrea ka bërë sot plot 30-vite martesë me bashkëshorten e tij Anila.

Moderatori e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një fotoje të hedhur në story në Instagram, teksa ka kujtuar se ajo ditë ka qenë me shumë shi, por me bekime e fat për të.

Arditi ka zbuluar se me këtë rast i ka dhuruar bashkëshortes një tufë me trëndafila të kuq, si shenjë dashurie e mirënjohje për gjithë këto vite martesë.

“Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar në “Instagram” Gjebrea.

Dhe Anila nuk ka mbetur pas me surprizat duke i dhuruar po ashtu Arditit një tufë me trëndafila të bardhë. Por e veçanta në tufën e saj qëndronte tek dy trëndafilat në mes, një blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për vajzën e vogël të shtëpisë, Annën./Opinion.al

Pas