Kronikë

30-vjeçarja që u vra nga vjehrri nënë e tre fëmijëve, pamje nga vendngjarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 12/04/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga fshati Vidhishtë i Roskovecit,  aty ku vjehërri vrau bashkëjetuesen e djalit dhe më pas veten.

Dyshohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha vrau 30-vjeçaren Merushe Hazizi pasi nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me të renë pasi ajo kishte qenë më parë e martuar.

Po ashtu mësohet se 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin,  ndërsa kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha, djali i 61-vjeçarit Xhavair Hoxha.

Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje, 61-vjeçari, ka qëlluar për vdekje me thikë të renë dhe më pas është vetëvarur.

Ndërkohë sikurse duket në video forca të shumë policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe zona është rrethuar me shiritët e krimit./Opinion.al

Pas