Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 vite nga rënia e bustit, Basha: Simbolet e komunizmit janë rikthyer

2021/02/20 at 11:33 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
30 vite nga rënia e bustit, Basha: Simbolet e komunizmit janë rikthyer

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës nga qendra e Tiranës.


“30 vjet më parë, shqiptarët rrëzuan shtatoren e diktatorit më të pashpirt që ka parë historia jonë, në një akt sublim çlirimi nga idhujtaria e diktaturës.  20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtim i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie. Ishte klithma e shqiptarëve të lirë në shpirt që kumboi pa pushim në thirrjet: E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha.

Përmes një publikimi në rrjetin Facebook, Basha shprehet se 20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtim i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie, ndërsa shton se nostalgjikët e atyre viteve të mbrapshta janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë.

“Për fat të keq, në Shqipërinë tonë edhe 30 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit, simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë rikthyer në rrugët dhe sheshet tona, për të trembur përpjekjen tonë tridekadëshe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Jo vetëm nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë.  Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe demokracinë për t’u sjellë si një vend europian.

Unë ju garantoj se me vullnetin tim, angazhimin dhe mësimin edhe nga gabimet e së shkuarës do të përpiqem fort që as edhe hijet më të largëta të asaj kohë famëkeqe të mos jenë prezente në ditët tona.

20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës! Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh!”, shkruan Basha./Opinion.al

 

 

Etiketa: Basharenia e bustit


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Rrëzimi i bustit të Hoxhës/Gazetari Fevziu sjell fotot e 30-viteve para

Rrëzimi i bustit të Hoxhës/Gazetari Fevziu sjell fotot e 30-viteve para

Komisionerja e BE në Tiranë, takon Metën dhe Bashën

Komisionerja e BE në Tiranë, takon Metën dhe Bashën

Komisionerja e BE:Partitë të marrin përgjegjësitë për listat e kandidatëve

Komisionerja e BE:Partitë të marrin përgjegjësitë për listat e kandidatëve
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}