Bota

3 mln dollarë për vrasjen e tij, sulmohet në Nju Jork shkrimtari Salman Rushdie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 12/08/22 |
Opi Nion

Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar sot në Nju Jork teksa po mbante një leksion.

Lajmi u raportua nga një gazetar i Associated Press i pranishëm në vendngjarje, sipas të cilit një burrë u ngjit në skenën ku ndodhej shkrimtari dhe e goditi me grusht ose ndoshta edhe me thikë.

Personi që sulmoi Salman Rushdie ra në skenë menjëherë pas sulmit ndaj shkrimtarit dhe u ndalua nga policia, raporton Associated Press. Shëndeti i Rushdie pas sulmit është ende i paqartë.

Salman Rushdie është autori i “Vargjet Satanike”, libri që u ndalua në Iran në vitin 1988, sepse u konsiderua blasfemues. Ajatollah Khomeini, një vit pas botimit të librit, lëshoi ​​një fetva kundër shkrimtarit indian duke ofruar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për ata që e vrisnin. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei e rinovoi fetvanë në vitin 2017 dhe në vitin 2019 përmes Tëitter./Opinion.al

Pas