Kronikë

Qëlloi me pistoletë mbi punonjësin e IMT, policia jep detajet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 12/08/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një punonjësi të IMT-së këtë pasdite në kryeqytet. Bëhet me dije se autori Qani Muça ka përdorur një armë tip pistoletë ndaj punonjësit Ilirjan Gavelli që ndodhet tashmë në spital.

NJOFTIMI

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas