Bota

24-vjeçarja shtatë muajshe shtatzënë u gjet e vdekur me barkun e prerë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 27/09/22 |
Opi Nion

Një nënë e re që ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt është gjetur e vrarë dhe e gjymtuar. Sipas policisë ky veprim mund të ketë ndodhur si një “sakrificë rituale”.

Mediat e huaja shkruajnë se, trupi gjysmë i zhveshur i 24-vjeçares Ohana Karolin u gjet në Portal dos Lagos në shtetin brazilian të Sao Paulo.

Mësohet se kur u gjet, 24-vjeçarja ishte e veshur vetëm me një bluzë, ndërsa pjesa tjetër e rrobave të saj ishin të gjakosura. Sakaq, pranë saj ishin të shpërndara një grumbull i vogël parash.

Sipas autoriteteve vendase, barku i të resë ishte prerë në feta, ndërsa bëhet me dije se ajo ishte shtatë muajshe shtatzënë.

Vendi ku u zbulua nëna e tre fëmijëve, në qendër të një grupi kishash të besimeve të ndryshme, ka forcuar teorinë se vdekja e saj mund të jetë rezultat i asaj që policia e ka përshkruar si një “ritual makabër”.

Zona e vogël e pyllëzuar është përdorur shpesh për shërbime lutjesh në ajër të hapur dhe vigjilje fetare.

Ndërkoë, ish-bashkëshorti i viktimës, i cili është babai i tre fëmijëve të saj, u thirr nga policia për të identifikuar trupin e saj.

I dashuri i ri i Ohanës është intervistuar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme, por ende policia nuk ka asnjë të dyshuar.

Një shoqe e saj pohoi se e kishte parë Ohanën brenda një makine të zezë rreth mesnatës së ditës së krimit./Opinion.al

Pas