Aktualitet

2 të rinj shqiptarë kapen në “shtëpinë e barit”:U detyruam,trafikantët do na vrisnin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 15/08/22 |
Opi Nion

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike teksa kujdeseshin për bimët e kanabisit me vlerë 52,000 paund në një banesë në Blackpool.

Mediat britanike shkruajnë së Françesk Markaj dhe Arbri Dervishi, të dy nga 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive kur policia mori pjesë në një aksion dhe i arrestoi për kultivim droge.

Dy të rinjtë thuhet në artikull janë detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në ishull, i kërcënuan se do t’i vrisnin.

Gjykata e Lartë në Preston këtë javë mësoi se dy shqiptarët ishin futur kontrabandë në Angli me një kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar një borxh ndaj një grupi të krimit të organizuar, i cili organizoi që ata të niseshin nga Belgjika.

Daniel Harman, avokati i Markaj, tha se niveli i shfrytëzimit ishte i tillë sa që iu ishte thënë se nëse dy të rinjtë do të vdisnin në banesën e pasigurt, bandës “nuk do t’i interesonte”. Dervishi shpreson të qëndrojë në Britani tani që nuk ka më lidhje me trafikantët dhe dëshiron të aplikojë për të qëndruar legalisht.

Gjatë kontrollit në banesën në Central Drive më 23 mars një oficer vuri re një tel që kalonte nga njehsori elektrik në banesë dhe arrestoi Dervishin me dyshimin se vidhte energji elektrike.

Një oficer i dytë u ngjit lart dhe gjeti Markajn në një dhomë gjumi si dhe bimë kanabisi të përhapura nëpër dhoma të ndryshme. Në total, 105 bimë u shkatërruan me një rendiment të mundshëm prej 4.2 kg, të cilat kishin një vlerë me shumicë midis 12 mijë-32 mijë £.

Avokati i Dervishit, Tom Lord tha se klienti i tij ishte shfrytëzuar nga kriminelët që organizuan transportin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ashtu si shumë të rinj tani, veçanërisht nga Shqipëria, ai hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, por jo tërësisht me vullnetin e tij të lirë. Ai është një emigrant ekonomik, ai ishte fillimisht në Itali për tre vjet dhe nëpërmjet një kamioni nga Belgjika, hyri në Britani”, tha avokati i tij.

Pas