Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge,ndërhyn policia

2021/12/08 at 10:18 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge,ndërhyn policia

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje pasi 2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhës,  Oltion Bistri, ka dhënë detaje në lidhje me 2 operacione të zhvilluara gjatë 24 orëve, për goditjen e veprimtarisë kriminale.


Bëhet me dije se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, policia ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”; N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Policia njofton se gjatë operacionit ka sekuestruar 2 mina me telekomandë, mbi 88 mijë € të përfituara nga droga, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohen brenda 24 orëve, dy operacione policore, për parandalimin e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë me precedentë të theksuar kriminal.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër personit e pronës, mbajtjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit apo lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara. Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;

88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Merqi, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë operacionit, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, pasi me automjetin e tij tip “Audi”, po transportonte në drejtim të Tiranës, 20 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është duke zhvilluar kontrolle intensive në terren dhe duke zhvilluar operacione për kapjen e personave që tentojnë të kryejnë krime kundër personit e pronës, që mbajnë armë zjarri apo qarkullojnë me to dhe të atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy javëve të fundit janë sekuestruar arsenal armësh e municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese. Gjithashtu është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në familje, si dhe janë zhvilluar dy operacione për kapjen e personave që kryejnë vjedhje të pronës së qytetarëve.

Siguroj qytetarët e qarkut Lezhë, se strukturat policore të DVP Lezhë janë tërësisht të angazhuara dhe të fokusuara në luftën kundër krimit e paligjshmërisë, me qëlllim rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër i ftoj sërish qytetarët e qarkut Lezhë, që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e profesional nga ana e Policisë.



Ju sugjerojmë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
Yuri Kim: Korrupsioni është kancer! SHBA po ndërmerr hapa për ta parandaluar

8 Dhjetori/ Mesazhi i Yuri Kim: Zgjidhni të ardhmen në vend të së shkuarës

Planifikuan vrasje/ Kush u arrestua ,mes tyre një grua, pamje të operacionit

Planifikuan vrasje/ Kush u arrestua ,mes tyre një grua, pamje të operacionit

Meta nxjerr videon: Kur u thirra në Qytet Studenti, me Azem Hajdarin në krye

Meta nxjerr videon: Kur u thirra në Qytet Studenti, me Azem Hajdarin në krye
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}