Sociale

2 orë 41 minuta e 46 sekonda, kush është fituesi i maratonës në 42 km


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 17/10/21 |
Opi Nion

Ilir Këllezi është fituesi i maratonës së Tiranës në kategorinë 42 kilometër. 33-vjeçari garonte nën logon e Ministrisë së Mbrojtjes dhe arriti ta mbyllte garën në kohën 2 orë 41 min e 46 sekonda.  Korçari prej gati 20 vitesh ushtron sportin e atletikës në dispilina të ndryshme. Me stërvitje dy herë në ditë, Këllezi ia ka dalë që të koleksionojë dhjetra medalje, teksa është 14 herë rresht kampion i Shqipërisë në maratonën prej 10 kilometrash.

Në kategorinë e femrave, Luiza Gega u rendit e dyta me kohën 2 orë, 43 minuta e 43 sekonda.

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

 

 

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Maratona e Tiranës organizohet për të 5-in vit dhe rikthehet pas ndërprerjes për shkak të pandemisë./Opinion.al

 

 

Pas