Bota

Reshje dhe përmbytje, të paktën 19 viktima në Indi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 17/10/21 |
Opi Nion

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve, duke izoluar qytetet dhe fshatrat.

Disa shtëpi i mori rrjedha dhe njerëzit u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala.  Videoja nga Kottayam tregoi se udhëtarët e autobusit u shpëtuan pasi automjeti i tyre u përmbyt nga uji i rëmbyeshëm. Ditët e reshjeve të dendura në Kerala kanë shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës dhe ushtria indiane i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.

Helikopterët janë përdorur gjithashtu për t’u ardhur në ndohmë personave të mbetur të bllokua rprej ujit./Opinion.al

Pas