Kryesore

13 euro për minutë, Basha: Ku i gjen lekët Rama për avokatin gjerman


               Publikuar në : 21:12 - 25/06/19 |
geliano fataj

Kreu i PD-së, ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me vendimin e kryeministri Edi Rama, për nisjen e procedurave për t’u përballur në gjykatat gjermane me gazetarin e Bild, që publikoi disa nga përgjimet e dosjeve 339 dhe 184.

“Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë. Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat”, tha Basha.

“Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro. Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëherë, ka mbetur peng i krimit”, theksoi më tej kreu i PD-së./ Opinion.al

Pas