InstaBIZ

13 akuza për abuzim seksual, arrestohet R Kelly


               Publikuar në : 12:53 - 12/07/19 |
el ida

Këngëtari, Grammy R Kelly, autor i disa hiteve botërore, si “I believe I can fly”, që kanë shitur më shumë se 75 milionë disqe, duke e renditur në majat e suksesit në fushën e rrymës R&B është arrestuar në Çikago, për krime seksuale.

Ndaj 52 vjeçarit rëndojnë 13 akuza për krime seksuale, përfshirë këtu pornografi dhe pengim i drejtësisë, teksa akuzohet nga 3 vajza të mitura dhe 4 gra, mes të cilave edhe ish bashkëshortja e tij.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i muzikës R&B përballet me akuza të tilla, të cilat i ka mohuar ato për dekada me radhë. Në vitin 2008 u akuzua për pornografi me të mitur por gjykata e shpalli të pafajshëm.

Ajo që e solli R Kelly në qendër të vëmendjes muajt e fundit, ishte dokumentari “Surviving R Kelly”, në të cilin rrëfeheshin histori mbi abuzimet seksuale të këngëtarit me fëmijë të moshave nga 13-16 vjeç. Në rast se akuzat ndaj tij provohen, Kelly mund të përballet me dënimin 30 vjet burg./Opinion.al

 

Pas