Bota

Turqia sfidon SHBA-në, mbërrijnë pjesët e para të sistemit raketor rus


               Publikuar në : 13:09 - 12/07/19 |
el ida

Pavarsisht kërcënimeve nga SHBA, pjesët e para të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 arritën sot në Ankara, ndërsa pjesa tjetër do të mbërrijë në ditët në vijim.

Sipas deklaratës zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ngarkesa me S-400 u dërgua në bazën ajrore Murted, jashtë Ankarasë. Në deklaratë cilësohet se në momentin që sistemi të kompletohet, ai do të nisë të përdoret në mënyrën që e përcaktojnë autoritetet .

Kjo marrëveshje e Turqisë me Rusinë ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, pasi kjo e fundit thotë se raketat S-400 janë kërcënim për avionët e saj luftarakë F-35.

Më herët SHBA-ja i ka kërkuar Turqisë të anulojë blerjet, në të kundërtën, ka paralajmëruar se Turqia mund të përballet me sanksione./Opinion.al

 

Pas