Kronikë

12 sirianë në Volkswagen, kapet i riu nga Durrësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 15/09/20 |
el ida

Arrestohet një 25-vjeçar, i cili po transportonte me autobus shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme.

Sikurse njofton policia, në pranga është vënë i riu me iniciale E.B nga Durrësi.

Ai u kap në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Milotit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 12 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit./Opinion.al

Pas