Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikanë pa diplomaci për Ministrinë e Jashtme

2019/01/10 at 5:26 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia nuk ka për të zgjatur vetëm 3 ditë!

Nga Desada Metaj

I papërgjegjshëm, i papërvojë dhe i pasigurt. Me këtë arsyetim, Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar Genti Cakën në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.


28-vjeçari nga Kosova, që prej ditës së sotme është shndërruar në mollën e re të sherrit në politikën shqiptare. Lindur në vitin 1990 në Kosovë dhe arsimuar kryesisht jashtë Shqiperisë, Caka ka mbajtur prej disa muajsh postin e zv/ministrit të Jashtëm dhe me parë atë të këshilltarit të kryeministrit Rama.

Gjatë muajve që ka qenë numri dy i diplomacisë, Genti Caka nuk është pajisur me çertifikatën e sigurisë, një dokument shtetëror që i lejon zyrtarëve të larte të shtetit të kenë qasje në informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore. Ai ka paraqitur kërkesën dhe është pajisur me të një ditë më pas, në datën 4 janar. Kjo është dhe një nga arsyet, në mos kryesorja që e ka nxitur presidentin Meta të mos e dekretojë atë për ministër të Jashtëm, duke marrë shkas dhe nga interpretimet e një interviste që zoti Caka ka dhënë për gazetarin Baton Haxhiu në Kosovë.

Madje ky i fundit me anë të një letre i është përgjigjur Presidentit Meta për mosdekretim, duke i përmendur shkollimin dhe kulturën e ministrit të propozuar nga Edi Rama. Edhe kryeministri nga ana e tij ka qenë tepër aktiv në reagimet post mosdekretimit, duke i dhënë përgjigje jo vetëm Presidentit, por dhe disa politikanëve në Kosovë që kanë përshendetur aktin e Ilir Metës.

Në këto kushte, kur Presidenti nuk ka ç’dekretuar ende ministrin Ditmir Bushati nga detyra, kur ka hedhur poshtë dekretin për Genti Cakën, në mungese të Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria ndodhet përballë një ngerçi në përfaqesimin e saj diplomatik, ndërkohë që është edhe përballë sfidave të rëndësishme siç është hapja e negociatave apo roli i saj në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ndoshta zhvillimet politike në vend, protesta e studentëve, lëvizjet e ministrave apo dhe pakënaqësitë e brendshme brenda mazhornacës kanë qenë forca levizëse për të kundërshtuar emërimin e ministrit të ri të Jashtëm, një djali të ri dhe të mirëformuar që mbase i duhet të kuptojë se në Shqipëri prodhohet më shumë politikë se diplomaci. Dhe se politika gjithsesi prevalon jo vetëm mbi diplomacinë, por dhe mbi vlerat apo njerëzit që ndoshta vërtetë duan të kontribojnë për vendin e tyre./Opinion.al

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Tahiri: Javën e ardhshme Kosova do ketë prefiksin e saj

Edita Tahiri i përgjigjet kryeministrit Edi Rama

Bllokohet autostrada Shkodër-Hani Hotit nga ngricat dhe bora

Bllokohet autostrada Shkodër-Hani Hotit nga ngricat dhe bora

Parashikimi i motit/ Shi dhe borë në gjithë vendin

Jo vetëm reshje bore; Ja çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë
















TE FUNDIT

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
11 Korrik, 2025

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
11 Korrik, 2025

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës në Fier. Policia ka sekuestruar rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë. Ndërkohë që...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama mbledh sot, 11 korrik, në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Kujtojmë se takimi i Ramës...

Lexo më shumë

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
11 Korrik, 2025

Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com