Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edita Tahiri i përgjigjet kryeministrit Edi Rama

2019/01/10 at 5:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tahiri: Javën e ardhshme Kosova do ketë prefiksin e saj

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës kundër saj në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.


Në një intervistë për “Ora News”, ajo theksoi se Rama nuk ishte i zoti për të kundërshtuar gjatë vizitës në Beograd ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që Presidenti Meta bëri një vendim kombëtar dhe vizionar sepse nuk dekretoi një kandidat që ishte hapur për ndryshimin e kufijve, që i bie që ka qenë hapur pro dëmtimit të interesave nacionale. Me këtë vendim, Presidenti Meta edhe një herë e rikonfirmoi ashtu siç është deklaruar që është në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe luftës tonë 100 vjeçare për të ardhur deri tek pavarësia”, tha Tahiri.

Theksoi se vetë Edi Rama kur ishte në Serbi në vitin 2016, nuk ishte i zoti t’i thoshte jo ndryshimit të kufijve homologut serb dhe në këtë lojë u përfshi edhe zt.Thaçi, duke importuar ide serbo-ruse.

“Kryeministri Rama është mjaft i pasur me fjalorin e tij për të bërë reagime, dhe s’di si e gjen për kohën për këtë, në vend që të ulet dhe të mendojë strategjikisht për kombin shqiptar, për luftën gjeopolitike që po ndodh sot në dialogun e Brukselit. Vetë Edi Rama kur ishte në Serbi në vitin 2016, nuk ishte i zoti t’i thoshte jo ndryshimit të kufijve homologut serb dhe në këtë lojë u përfshi edhe zt.Thaçi, duke importuar ide serbo-ruse. Këto nuk janë vetëm në dëm të Kosovës, por në dëm të kombit shqiptar. Sot është koha që vetë zt.Rama të ulet dhe të mendojë pse nominoi këtë kandidat dhe pse largoi Ditmir Bushati, i cili mbrojti kufijtë e Kosovës. Më shumë se çështje individësh, kjo është një çështje kombëtare”, tha Tahiri.

Ajo ia ka kujtuar kohën Ramës kur ai jetonte jashtë Shqipërisë.

“Liderët kanë përgjegjësi. Unë jam një prej themeluesve të këtij shteti. Ne në 100 vjet kemi bërë luftë. Rama nuk ka qenë fare në Shqipëri për 10 vjet kur ne kemi luftuar përballë armikut. Kemi përjetuar gjithë atë gjenocid dhe prapë jemi ku jemi sepse shqiptarët e bëjnë shqiptarinë dhe tokat janë tonat. Prandaj, këmbimi i territoreve nuk mund të ndodhë sepse edhe veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë tonat. Mos të flasim që historia jonë ka qenë deri në Nish. Nuk e di se sa i di zt.Rama këto se ndoshta është i zënë me këto këmbime”, ka përfunduar Tahiri.

Ndryshe, reagimi i ashpër i Tahirit ndaj Ramës ka ardhur pasi kryeministri i Shqipërisë shkroi se Tahiri është bashkuar me disa ‘vizionarë’ për të sulmuar Cakajn.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, ishtë shprehur Edi Rama.

 

Etiketa: edi ramaedita tahirigent cakajndryshimi i kufijve


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Bllokohet autostrada Shkodër-Hani Hotit nga ngricat dhe bora

Bllokohet autostrada Shkodër-Hani Hotit nga ngricat dhe bora

Parashikimi i motit/ Shi dhe borë në gjithë vendin

Jo vetëm reshje bore; Ja çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton bllokimin e këtyre akseve

Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton bllokimin e këtyre akseve
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}