Bota

Zyrtari ukrainas: 4 civilë të vrarë pas një arratisjeje me varkë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 08/04/22 |
Opi Nion

Katër civilë u vranë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin me varkë nga rajoni i pushtuar Kherson, sipas autoriteteve rajonale ukrainase.

Anija po lundronte nga fshati Pervomaivka kur u sulmua rreth 70 metra larg nga bregu.

Sipas një zyrtari ukrainas, në bordin e varkës ndodheshin 14 persona. Viktimat janë dy burra, një grua dhe një fëmijë 13-vjeçar. Shtatë persona janë dërguar në spital, ndërsa dy të tjerë kanë humbur.

Kherson, një qytet port jugor pranë Krimesë, u pushtua nga Rusia në ditën e tetë të pushtimit./Opinion.al

 

Pas