Bota

Zyrtari amerikan paralajmëron Millorad Dodik: Do të ketë pasojë nëse…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 16/12/21 |
Opi Nion

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Derek Chollet, ka biseduar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës Millorad Dodik.

Mësohet se takimi është zhvilluar të mërkurën, ndërsa përmes një postimi në “Twitter” ai paralajmëron pasoja për vendimet e fundit të ndërmarra nga koalicioni i qeverisë.

Duke iu referuar vendimeve të fundit për tërheqjen e entitetit me shumicë serbe nga institucionet qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, Chollet i tha Dodik se lëvizje të tilla janë “të papranueshme”.

Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të RS për të minuar institucionet e BeH janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të BeH-së,”-shkruan në “Twitter” Chollet, këshilltar i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Sarajevë, Chollet ka theksuar se Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken po ndjekin nga afër zhvillimet në Bosnje. Sa i përket sanksioneve të mundshme ndaj udhëheqësve të politikë boshnjakë, ai tha se masa do të ketë për ata që kërkojnë të minojnë stabilitetin dhe unitetin e vendit./Opinion.al

Pas