Sport

Zyrtare/ UEFA vendos kur do të luhet Champions dhe Europa League


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:35 - 15/06/20 |
Al Do

UEFA ka marrë një vendim se kur do të rinisë Champions dhe Europa League.

Të dy kompeticionet më të rëndësishme për klubet në Europë do të zhvillohen duke nisur nga 7 gusht deri më 23 gusht kur është parashikuar të luhet finalja.

Në datat 7 dhe 8 gusht, do të zhvillohen takimet e kthimit të fazës së 1 të 8-ave. Ato do të përcaktojnë fatin e emrave të mëdhenj si Juventus, Real Madrid, Manchester City apo Barcelona.

Katër skuadra e kanë prerë biletën për në raundin tjetër, PSG, Leipzig, Atalanta dhe Atletiko Madrid që eliminoi kampionët në fuqi të Liverpool.

8 skuadra çerekfinaliste do të zhvendosen më pas në Lisbonë atje ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet deri në finale, prej datës 12 deri më 23 gusht.

Ndeshjet do të zhvillohen me formatin me sfida teke prej takimeve çerekfinale, pra do të ketë vetëm një ndeshje që do të përcaktojë kalimin në fazën tjetër.

E njëjta formulë do të përdoret edhe në Europa League, ku 8 më të mirat do të grumbullohen në Gjermani dhe do të luajnë në katër stadiume të ndryshme nga data 10 deri në 21 gusht.

Sa i përket sfidave Inter-Getafe dhe Roma-Sevija, të vetmet ndeshje që nuk u zhvilluan për shkak të pandemisë, ato do të zhvillohen me një takim të vetëm, në Gjermani. /Opinion.al

Pas