Rajoni

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, reagon kryeministri i Kosovës dhe VV


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:54 - 15/06/20 |
Al Do

Pas njoftimit të Richard Grenell për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai tha se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që sipas tij duhet të çojë në njohje reciproke.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me Qeverinë amerikane dhe Richard Grenell kanë prodhuar rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjes reciproke”, tha Hoti përmes një postimi në Twitter.

Lidhur me njoftimin e të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për takimin e palëve në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Në Facebook, kjo parti, lider i të cilës është Albin Kurti, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se njoftimi i Grenellit ka bërë të qartë vendimin e qeverisë së vendit “që të heqë dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në “nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar. Ky është pozicioni me të cilin këta shkojnë në dialog me Serbinë. Ky vendim erdhi pak orë pas takimit Hoti-Thaçi”.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar që “asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial e funksional të Republikës së Kosovës nuk do të mund të implementohet” në Kosovë.

Grenell tha më herët se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

“Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun.Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, ka shkruar Grenell në Twitter. / Opinion.al

Pas