Aktualitet

Arrestohet zv/ministri në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:43 - 21/10/18 |
b.f

Zëvendësministri  i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Musa Cena, është arrestuar ditën e djeshme. Zëvendësministri Cena është arrestuar së bashku edhe me dy persona të tjerë, dyshohet për veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Policia duke mos dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve, ka konfirmuar vetëm se tre persona janë arrestuar për veprat penale të lartë përmendura.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës së Kosovës. Të dyshuarit duke vepruar në bashkryerje dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë po ashtu se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë./klankosova

Pas