Aktualitet

Zvicera miraton marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 08/12/22 |
Opi Nion

Parlamenti zviceran ka miratuar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeminsitri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili falenderon parlamentin e Zvicrës.

Rama paralajmëroi dhe miratimin e një marrëveshje të tillë dhe në parlamentin Italian.

Postimi i Ramës

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë./ Opinion.al

Pas