Aktualitet

Zv.ministrja e Ramës emërohet në krye të Këshillit të Bashkisë Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 17/11/20 |
Opi Nion

Romina Kuko, ish-zv.ministre Brendshme, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kuko përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shkruan ajo.

Romina Kuko do të zvendësojë në këtë post,Tonin Gogun, i cili u largua pak ditë më parë nga kjo detyrë për të marrë atë të prefektit të Qarkut. Pas disa vitesh në këtë post, Suzana Jahollari, u lira nga detyra për t’ia lënë vendin Gogot./Opinion.al

Pas