Kronikë

Vjedhje dhe kanosje, 7 të arrestuar në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 17/11/20 |
Opi Nion

Dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar janë arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa janë vënë në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, është arrestuar shtetasi E. G., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F. O., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 5 nëntor i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Sh. dhe më datë 13 nëntor i ka vjedhur telefonin shtetasit G. N.

Ndërsa, shtetasi Nj. K., 24 vjeç, ka rënë në pranga pasi në rrugën ”Todi Shkurti”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa dhe ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasit V. Sh. dhe S. P. Gjithashtu, policia informon se  49 vjeçari me inicialet B.P., 49 vjeç, është arrestuar pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Autoritetet njoftojnë se dy persona, U. K., 44 vjeç, dhe D.M., 62 vjeç janë vënë në pranga pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur, ndërsa F. D., 52 vjeç, u arrestua pasi në aksin rrugor Vorë–Marikaj, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./Opinion.al

 

Pas