Kryesore

Ervin Bushati nën hetim nga SPAK, Rama: Përgjegjësia është individuale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 17/11/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimet që SPAK ka nisur ndaj deputetit të PS, Ervin Bushati, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh për 3100 m2 truall.

Pyetjes për mundësinë që Bushati të largohet nga çdo funksion i PS, kryeministri nuk ka dhënë një përgjigje shteruese. Rama tha se të gjithë ata persona të cilët bëhen pjesë e PS kanë qëllimin e përbashkët, por përgjegjësitë janë individuale.

 “PS ka një ndryshim të madh midis PS-së nga Partia e Syrit dhe nga partitë e tjera që mendojnë vetëm për sy dhe për faqe. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS s’do të bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Kështu që mos kini asnjë merak në këtë aspekt. Gjërat janë shumë të qarta mes nesh. Kur dikush merr një detyrë e di shumë mirë që qëllimi është i përbashkët dhe përgjegjësia individuale. Kur ky kapërcim shkel interesin e përbashkët secili përgjigjet vet. Sa i takon zhveshjes së z. Bushati kjo është një çështje që i takon familjes sonë politike, dhe e dimë kur e bëjmë ne në raport me qytetarët”,-u shpreh Rama./ Opinion.al

Pas