Te Fundit

Emrat/ OFL në Fier dhe Tiranë, i dërgon formularin katër të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 17/11/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Fier dhe Tiranë, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Fatmir Kallashi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Renato Rapaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas