Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zv/ministrja bën bilancin e inspektimit të godinave, sa janë shembur

2019/12/05 at 7:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Zv/ministrja bën bilancin e punës për verifikimin e banesave

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë një përditësim të situatës për procesin e inspektimin dhe shembjen e banesave në zonat e prekura nga tërmeti.


Në një dalje për mediat, Voda tha se deri tani janë inspektuar 4949 banesa në qarkun e Durrësit ndërsa në terren kanë mbërritur 83 ekspertë nga jashtë.

Voda njoftoi gjithashtu se numri i godinave të shembura deri tani ka arritur në 28.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

EKIPET PËR VLERËSIMIN E DËMEVE.

Me ngritjen e njësisë së koordinimit për vlerësimin e dëmeve, në vijim po ju përcjellim një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë:

Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht:

Franca: 4; Zvicra: 2; Italia: 8; Greqia: 16; Turqia: 8; Maqedonia e Veriut: 16; SHBA: 2; Kosova: 20; Izraeli: 7.

Ndërkohë, dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria.

Ekipe shqiptare janë nga: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative Durrës. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar këto ekipe.

PUNA NË TERREN

Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 – 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shembur gjithsej 28 objekte:

  • 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
  • 18 objekte në Bashkinë Durrës.

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

  • Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
  • Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;

Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.

  • Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur;

 Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.

 VULLNETARËT INDIVIDË

Që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si individ/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Deri më tani (05.12.2019 – 18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale.

SIGURIA

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Durrësit  të mbështetura nga efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektiv rendi  kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normal në qarkun e Durrësit.

Këto struktura janë angazhuar duke  mbështetur gjithë strukturat që po kryejnë veprime në terren për grupet e Inspektimit, strukturat e emergjencave civile, ruajtjen e vendeve të grumbullimit të ndihmave , ruajtjen e hoteleve që janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar etj

Janë shtuar shërbimet policore në terren , është rritur prezenca  dhe patrullimet  duke monitoruar territorin në 24-orë duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!
Faleminderit! /Opinion.al

Etiketa: inspektimetRovena Vodatermeti


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Foto/ Rita Ora nis një lidhje të re dashurie?

Foto/ Rita Ora nis një lidhje të re dashurie?

SHBA paralajmëron vendet partnere për rreziqet nga Huawei

SHBA paralajmëron vendet partnere për rreziqet nga Huawei

Pelosi e konfirmon, shkarkimi i Trump do të shkojë përpara

Pelosi e konfirmon, shkarkimi i Trump do të shkojë përpara
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}