Aktualitet

Zv/Ambasadorja amerikane flet shqip: Puna e policisë, mbresëlënëse


               Publikuar në : 12:30 - 25/04/19 |
b.f

Leyla Moses-Ones ka zgjedhur të flasë shqip sot në konferencën për luftën kundër terrorizmit. E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ishte së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, ku tha se asnjë vend nuk ka imunitet ndaj terrorizmit.

Leyla Moses-Ones befasoi të pranishmit, ku fjalën e saj nuk e mbajti në anglisht, por në shqip. Ajo vlerësoi punën e policisë, duke e quajtur mbresëlënëse.

“Institucionet shqiptare kanë bërë një prunë mbresëlënëse për të luftuar terrorizmi, asnjë vend s’është imun. Kohët e fundit, policia arrestoi një njeri të rrezikshëm. Shpresojmë që të ndihmojmë policinë mbi këtë trajektore të suksesshme”, tha Moses-Ones./Opinion.al

Pas