Aktualitet

Zjarri shkrumbon fabrikën e këpucëve në Skrapar  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 06/08/20 |
Opi Nion

Një fasoneri e prodhimit të këpucëve është përfshirë nga një zjarr masiv pasditen e së enjtes në qytetin e Çorovodës. Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje prej 4 orësh janë në përpjekje për shuarjen e zjarrit që vijon ende.

Tymi ka mbuluar të gjithë qytetin, ndërkohë që OSHEE ka njoftuar edhe ndërprerjen e energjisë në disa fshatra, pasi flakët kanë dëmtuar kabllot e fiderëve në dalje të nënstacionit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar në momentin e rënies së zjarrit./Opinion.al

Pas