Bota

Zjarri përfshinë mijëra hektarë tokë në Truqi, digjen shtëpitë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 03/08/21 |
Opi Nion

Turqia vijon të përballet me pasoja të rënda të shkaktuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.

Mijëra ha pyje shihen të shkrumbuara nga flakët, e banesa të tëra, janë shkatërruar plotësisht. Zjarri ka shpërthyer në plot 40 provinca, teksa puna e zjarrfikësve e ekipeve të emergjencës po bëhet gjithmonë më e vështirë për shkak të erërave të forta, që po favorizojnë flakët.

Deri më tani autoritetet ende nuk janë shprehur se si u shkaktua zjarri, nëse erdhi si pasojë e temperaturave të larta apo ishin të qëllimshme. Më herët Erdogan ëshë shprehur se zjarret i kanë ndezur qëllimisht terrositët. Ndëkrohë, policia ka arrestuar disa persona si të dyshuar se ka ndezur qëllimisht zjarre.

Banorët kanë treguar të gjithë tmerrin e përjetuar, e kanë rrëfyer momentet kur kanë parë shtëpitë totalisht të mbuluar nga flakët.

“Shtëpia ime po digjet, shtëpia ime, shtëpia ime… oh Zoti im. Gjithçka po ndodh shumë shpejt”, u shpreh një grua.

Kujtojmë se zjarret kanë prekur edhe zonat turistike, si Bodrumi dhe Antalia, ndërsa turistët janë transportuar në vende të sigurta./Opinion.al

Pas