Aktualitet

Zjarri në Panaja, arrestohen 2 punonjës pastrimi, procedohet i mituri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 08/09/21 |
Opi Nion

Dy persona janë vënë në pranga për zjarrin e madh të shkaktuar një ditë më parë në fshatin Panaja në Vlorë.

Mësohet se janë arrestuar Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol ( punonjës të një firme pastrimi) si dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasin e mitur me iniciale E. D., 14 vjeç”,

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim./Opinion.al

Pas