Aktualitet

Zjarri në ishullin e Sazanit, Peleshi: Situata është kritike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 06/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e shkaktuar nga zjarri në ishullin e Sazanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi thotë se prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa situata vijon të jetë kritike.

Ministri deklaron se është shtuar numri i i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit.

Reagimi i Peleshit

Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll .

 

Pas