Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarri në burg/ Babai i viktimës: Djalin ma vranë, autoritetet gënjejnë

2016/08/02 at 9:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarri në burg/ Babai i viktimës: Djalin ma vranë, autoritetet gënjejnë

Familjarët e 25­ vjeçarit, Flamur Sula, nga Miloti, i cili gjeti vdekjen brenda ambienteve të burgut të Shënkollit dy ditë më parë, e konsiderojnë si vrasje ngjarjen.


Babai i viktimës, Nuredin Sula, thotë se djali i tij është vrarë qëllimisht dhe asgjë nuk ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Ai mohon që 25­ vjeçari të ketë pasur probleme psikologjike, siç janë shprehur më parë burime pranë burgut të Lezhës.

Nuredin Sula u bën thirrje autoriteteve shtetërore që të zbardhin ngjarjen, pasi, siç thotë ai, në mungesë të drejtësisë nga shteti shqiptar, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Ndërsa babai i të ndjerit kërkon të zbardhet kjo ngjarje, e cila, sipas tij, nuk është aksidentale.

Familjarët hedhin akuza edhe në lidhje me faktin se të dënuarit e tjerë janë shprehur se policia e burgut nuk u ka hapur dyert që në momentet e para.

Për këtë shkak dhe shumë dyshime të tjera të familjes Sula, ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Flamur Sula u gjet i asfiksuar në qelinë e tij.

Nuredin, si e morët vesh lajmin për vdekjen e djalit tuaj?

Unë, në fakt, mora vesh që kishte rënë zjarr në burgun e Shënkollit dhe menjëherë hapa televizorin për të parë, pasi aty në qeli kisha dhe djalin tim. Pas një ore nga ngjarja, u tha se ka dhe një viktimë e më pas pashë që ai ishte djali im, Flumur Sula. U tronditëm shumë për ngjarjen që kishte ndodhur dhe menjëherë jemi nisur drejt morgut të Tiranës, sepse na thanë se atje e kishin çuar trupin. Derisa mbërrita, më dukej e pabesueshme, por kur shkova aty, pashë që kishte marrë fund jeta e tij.

Kur keni folur për herë të fundit me djalin tuaj?

Hera e fundit që unë kam folur me të ka qenë një muaj më parë. Ai më tha se ishte shumë mirë, duke më thënë se do të lirohej shumë shpejt nga burgu. Që prej asaj kohe pastaj nuk kam folur asnjëherë me të dhe atë çfarë është thënë në media, se ai ka kontaktuar 10 minuta para ngjarjes me familjarët, nuk është aspak e vërtetë.

 Prej sa kohësh ishte djali juaj në burg dhe pse ishte arrestuar?

Djali im është arrestuar një vit më parë. Ka ardhur Policia dhe ma kanë marrë te shtëpia, pasi ishte grindur në Milot dhe kishte plagosur me armë një person. Prej një viti ai ishte në paraburgim, pasi nuk ishte dënuar akoma me vendim të formës së prerë.

A ka pasur probleme psikologjike djali juaj?

Unë jam i bindur se djalin ma kanë vrarë dhe asgjë nuk ka ndodhur aksidentale. Nuk është e vërtetë se Flamuri ka pasur probleme psikologjike. Ai ka qenë në gjendje shumë të mirë. Për të shfajësuar veten, institucionet ia lënë fajin të vdekurit. Kjo më duket e papranueshme dhe ajo që është thënë, se gjasme ka pasur probleme psikologjike, na ka vrarë për herë të dytë neve si familje, pasi nuk është aspak e vërtetë. Mua djalin erdhën ma morën te shtëpia të gjallë dhe ma prunë të vdekur nga një shtet kriminelësh, që ka futur nëpër burgje njerëz pa precedentë. Unë kërkoj që të zbardhet e vërteta. Unë nuk e lë këtë punë deri në Strasburg. Atë e kanë vrarë vetë ata.

Kur folët me të, ju shfaqi ndonjë problem gjatë bisedës?

 Jo, asnjë problem. Gjithç­ ka ishte normale dhe e ritheksoj se djalin tim e kanë vrarë qëllimisht, pasi ai nuk kishte asnjë arsye për t’i vënë flakën vetes.

Marrë nga Panorama

Etiketa: burgu i shen kollitFAMILJAREFATMIR SULANUREDIN SULAzjarri


Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Ronaldo lyen gishtat me manikyr, ja cila është ngjyra që ka zgjedhur 

Ronaldo lyen gishtat me manikyr, ja cila është ngjyra që ka zgjedhur 

Dreka me Metën/ Rexhep Mejdani kandidat për Kryeministër?

Dreka me Metën/ Rexhep Mejdani kandidat për Kryeministër?

Detajet/ Zv.presidenti Amerikan Joe Biden viziton Kosovën

FOTO/ Zv.Presidenti amerikan kurorëzon një çift homoseksualësh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}