Aktualitet

Zjarret në Elbasan/Boçi: Asnjë masë nga qeveria, Rama po rrezikon jetën e banorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 07/08/22 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Elbasan.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”,ku shikohet një banor teksa përpiqet të shuajë flakët me një degë peme, Boçi akuzon Ramën se po rrezikon jetën e banorëve.

“Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama! Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre”, shkuan Boçi./Opinion.al

 

 

Pas