Aktualitet

Zjarret/ Digjen disa hektarë me pyje në Memaliaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 09/08/22 |
Opi Nion

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Levan të Memaliajt. Sipas informacioneve, janë djegur disa hektarë me pyje dhe shkurre.

Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pas ndërhyrjes së Repartit Zjarrfikës të Memaliajt.

Si rezultat janë shkrumbuar rreth 4 hektarë pyje dhe 2 hektarë shkurre.

Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës, i cili është shpallur në kërkim.

Pas