Kronikë

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, shuma e parave që do të fitonin trafikantët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 09/08/22 |
Opi Nion

Tre shqiptarë dhe dy ukrainas u arrestuan ditën e djeshme gjatë një operacioni anti-drogë të Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë e Vlorës. Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe një tjetër person.

Sipas informacioneve, 1 ton marijuanë, që po shkëmbehej në det të hapur u sekuestruar në vendin e quajtur Gjiri i Arushës.

Ndërkohë, Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e drogës së sekuestruar dhe bën me dije se nëse do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca në Lecce.

Operacioni antidrogë nisi në brigjet e Santa Maria di Leuca , kur një helikopter i Guardia di Finanza, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare) vuri re tre persona  në detin Jon të cilët shkarkonin disa çanta në një varkë me vela.

Ndërsa anija me vela, në të cilën ndodheshin dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, u ndalua nga mjetet e policisë financiare të Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga, u ndaluan nga autoritete lokale.

Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç .

Në bordin e anijes, e cila më pas u dërgua në portin e Città Bella, u gjetën 992 kilogramë kanabis, të ndarë në 153 pako, secila me peshë nga 6 deri në 8 kilogramë.

 

Pas